Ruzhdi Shehu: Çerdhja dhe shkolla e re në Junik, tashmë realitet

by informim peje

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon për një mandat të ri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se janë përfunduar dy nga projektet kyçe në fushën e arsimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve në këtë komunë.

Sipas tij, ndërtimi i çerdhes së parë për fëmijët në Junik dhe i shkollës fillore “Edmond Hoxha” tashmë ka përfunduar.

banner

“Premtimet tona kryesore janë realizuar në tërësi, sepse çerdhja dhe shkolla janë tashmë realitet në Junik”, ka deklaruar Shehu.

Këto projekte konsiderohen investime të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të arsimit dhe përkujdesjes së hershme në komunë, duke u vlerësuar si një hap domethënës drejt zhvillimit të infrastrukturës arsimore në qytet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy