Vëllai i Gjestit u përcoll për në banesën e fundit – Xheneta Fetahu mes të pranishmëve

by informim peje

Pasditen e së shtunës u zhvillua ceremonia mortore e vëllait të mitur të këngëtarit dhe fituesit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti.

Në këtë moment të dhimbshëm morën pjesë një numër i madh qytetarësh, familjarë, miq si dhe figura publike.

banner

Ndër të pranishmit ishte edhe Xheneta Fetahu, i cila erdhi për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin në këto çaste të rënda për familjen e Gjestit.

Xheneta Fetahu kishte reaguar më herët edhe në rrjete sociale, duke ndarë një mesazh ngushëllimi përmes një Instastory:

“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti u dhëntë forcë dhe durim në këto kohë të rënda, ndërsa shpirti i tij pushoftë në paqe dhe dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet gjithmonë në zemrat tuaja,” ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy