Vizitat në SHBA, mes domosdoshmërisë dhe mungesës së koordinimit – reagimi i Bislimit

by informim peje

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka folur lidhur me vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë vizitë si të domosdoshme, por njëherësh duke ngritur shqetësime për mungesën e koordinimit institucional.

“Vizitat e nivelit të lartë institucional nga Kosova në Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të mirëseardhura dhe të domosdoshme. SHBA ka qenë dhe mbetet partneri ynë më i fuqishëm dhe më konsistent në çdo etapë të shtet ndërtimit tonë—nga liria e deri te pavarësia dhe zhvillimi”, deklaroi Bislimi.

banner

Sipas tij, kjo vizitë duhet të shihet si një mundësi për thellim të komunikimit me aleatin strategjik të Kosovës, veçanërisht në një periudhë sfidash të shumta gjeopolitike.

“Vizita aktuale e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit në detyrë Kurti në SHBA duhet parë si një mundësi e mirë për të forcuar komunikimin e drejtpërdrejtë me aleatin tonë strategjik dhe për të adresuar nevojën për koordinim më të ngushtë në rrethanat e sfiduara gjeopolitike që po kalon rajoni ynë. Do ishte shumë inkurajuese sikur vizita e dy krerëve të shtetit të ishte më e koordinuar dhe të mos dukej si përpjekje individuale për poentim politik ditor!”, theksoi ai.

Bislimi shton se përfaqësuesit e Kosovës duhet të jenë të qartë dhe të përgjegjshëm në qasjen e tyre, duke vënë theksin në rëndësinë e besueshmërisë politike dhe dialogut serioz me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara.

“Ajo që është me rëndësi është që përfaqësuesit tanë të jenë të qartë në qëndrime, të hapur në bashkëpunim dhe të fokusuar në interesin afatgjatë shtetëror. Kosova ka nevojë për konsolidim të përkrahjes ndërkombëtare, sidomos në Washington, dhe kjo arrihet përmes dialogut serioz, besueshmërisë politike dhe qasjes konstruktive, në të cilat, sipas vlerësimit amerikan, kemi çaluar së fundi!”, shtoi ai për FrontOnline.

Duke kujtuar angazhimin e tij ndër vite në promovimin e çështjes së Kosovës në SHBA, Bislimi e cilëson marrëdhënien me Ëashingtonin si një investim strategjik për të ardhmen euroatlantike të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy