Zelensky paralajmëron Rusinë: Nëse Kievi mbetet pa energji, edhe Moska do të përballet me errësirë

by informim peje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Rusisë, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të shkaktuar ndërprerje të energjisë në Ukrainë do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për Moskën.

Gjatë një deklarate publike, Zelensky tha se nëse Rusia synon të zhysë në errësirë Kievin, atëherë edhe Moska duhet të përgatitet për të njëjtën situatë.

banner

“Nëse Rusia i vë vetes qëllim të shkaktojë një ndërprerje të energjisë në Ukrainë çdo dimër, atëherë nuk jam i sigurt nëse përgjigja e Ukrainës dhe partnerëve të saj duhet të jetë e ndryshme. Nëse ata kërcënojnë të zhysin në errësirë kryeqytetin ukrainas, atëherë Kremlini duhet ta dijë se do të ketë një ndërprerje edhe në kryeqytetin rus”, tha ai.

Zelensky po ashtu bëri të ditur se këtë çështje e ka diskutuar edhe me ish-Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një takimi të zhvilluar në New York.

Këto deklarata vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në frontin energjetik mes Ukrainës dhe Rusisë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit, kur infrastruktura energjetike ukrainase është vënë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy