Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka dhënë mendimin e tij për formatin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e cilësuar atë si një risi që ngjall diskutime.
“Special One” javën e ardhshme debuton me gjigantin portugez në garën më të madhe evropiane, si mysafir i ish-skuadrës së tij, Chelseat.
“Jam ende në një periudhë studimi, që nuk më lejon të them nëse preferoj formatin e mëparshëm apo këtë të ri. Është ndryshe. Vitin e kaluar luajta në këtë format në Ligën e Evropës dhe preferoj të them se është inovativ,” tha Mourinho.
Portugezi pranoi se sistemi me vetëm një ndeshje mund të sjellë frustrime për ekipet.
“Nëse luan si mysafir, do të kishe dashur të luaje në shtëpi. Nëse luan në shtëpi, do të kishe dashur të luaje jashtë”, theksoi ai.
Ai shtoi se renditja mes shumë skuadrash shpesh nuk pasqyron përballjet direkte.
“Në renditjen mes kaq shumë skuadrash, unë gjendem në një pozicion të caktuar, por nuk kam luajtur kundër ekipit që është mbi mua”, pohoi Mourinho.
Megjithatë, tekniku 61-vjeçar nuk e mohoi anën pozitive të këtij formati.
“Është interesante që ke mundësinë të përballesh me tetë kundërshtarë të ndryshëm që në fillim të turneut”, përfundoi ai.
Kujtojmë se në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, Benfica e drejtuar nga Bruno Lage u mposht në shtëpi nga Qarabag me rezultatin 2-3