Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkpunëtor ka bërë homazhe pranë shtatorës së Dëshmorit të Kombit, Arsim Zeqiri, në fshatin Hallaq i Madh, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Ne duhet të jemi krenarë që patëm djem si ai, ndërsa obligimi ynë mbetet të punojmë me ndershmëri për atdheun, sepse vetëm kështu i nderojmë të rënët tanë, ka thënë z. Ahmeti në përkujtim të këtij përvejetori të dëshmorit Arsim Zeqiri
“Sot ndihem krenar që shtatorja e tij e ndriçon Hallaqin e Lipjanin sepse i gjithë Lipjani është krenar për dëshmorin Arsim Zeqiri, i cili në moshë shumë të re iu bashkua UÇK-së për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë. “, ka skruar kreu i lipjanit në një postim në rrjetin social.

