Kurti mirëpritet nga bashkatdhetarët në Qendrën “Nëna Terezë” në Nju Jork

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi si dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, ambasador Blerim Reka, u mirëpritën nga bashkatdhetarët në Qendrën “Nëna Terezë” në Hartsdale.

Gjatë këtij takimi, Kurti pati mundësinë të bashkëbisedojë me shqiptarë nga të gjitha trevat dhe me pjesëtarë aktivë të diasporës, të cilët kanë kontribuar shumë si për popullin shqiptar, ashtu edhe për atë amerikan.

banner

Ai i falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy popujve dhe shteteve.

Më herët, Kryeministri mori pjesë në meshën e së dielës në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, ku u mirëprit nga Dom Pjetër Popaj, të cilin e falënderoi për shërbesën dhe mikpritjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy