Skuadra e hendbollit për femra, Shqiponja e Gjakovës, ka zhvilluar të dielën ndeshjen e parë të raundit të dytë në Kupën Evropiane, ku u përball me ekipin zviceran Yellow Winterthur në Schaffhausen.
Shqiponja u mund me rezultat 38:23, ndërsa pas pjesës së parë diferenca ishte e theksuar, 23:12 në favor të vendasve.
Megjithëse skuadra gjakovare e pati të vështirë të përballonte ritmin e kundërshtarit, u dallua portierja Marisa Berisha, e cila realizoi 16 pritje gjatë ndeshjes. Në fazën sulmuese, Alma Nivokazi ishte më efikasja me 6 gola, ndërsa Larisa Ferizaj dhe Helen Cristine Da Silva Souza shënuan nga 5 secila.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Gjakovë, ku Shqiponja do të kërkojë të shfrytëzojë përkrahjen e publikut vendas për një paraqitje më të fortë.
Ky është rikthimi i ekipit gjakovar në arenën evropiane pas 7 vjetësh mungesë