Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, e ka quajtur raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit mbi klimën e investime në vendin tonë, si një konfirmim të alarmit që opozita ka vënë sipas tij prej vitesh.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjoni u shpreh se raporti konfirmon takimin e zhvilluar në Aruba mes përfaqësuesve të karteleve të drogës dhe qeverisë shqiptare, takim ky i shumë lakuar së fundmi nga opozita dhe sidomos kreu i PD Sali Berisha në daljet e tij të përditshme mediatike nga selia blu
“Ky raport është dramatik për Shqipërinë dhe konfirmon edhe njëherë takimin e zhvilluar në Aruba mes përfaqësuesve të karteleve të drogës dhe qeverisë shqiptare, ku është diskutuar pastrimi i miliarda eurove të narkotrafikut në ndërtim dhe turizëm.
Njeriu që u ka dhënë garanci karteleve të drogës është Edi Rama dhe SPAK duhet të vihet në levizje”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Raporti i DASH konfirmon takimin në Aruba, damkos Edi Ramën si njeriun që e la sipërmarrjen dhe Shqipërinë në mëshirë të parave të drogës!
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi edhe njëherë alarmin që kemi ngritur prej vitesh: sipërmarrja në Shqipëri është në mëshirë të parave të drogës, për të cilat Edi Rama ka hequr pengesat, në mënyrë që të pastrohen në Shqipëri përmes ndërtimeve dhe investimeve strategjike që mbajnë firmën e tij.
Në raportin e DASH thuhet shprehimisht se: “Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg” duke dëmtuar kështu mijëra sipërmarrës, kryesisht ata që merren me eksporte.
Nga ana tjetër, shumë investitorë të huaj shprehen se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.
Në raport evidentohet se disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa çështje që kanë përfunduar në arbitrazh ndërkombëtar, çka dëshmon se as “drejtësia e re” nuk e ka kuruar korrupsionin në sistemin gjyqësor, i cili është kthyer në një sistem gjobëvënës për qytetarët dhe sipërmarrjen.
Ky raport është dramatik për Shqipërinë dhe konfirmon edhe njëherë takimin e zhvilluar në Aruba mes përfaqësuesve të karteleve të drogës dhe qeverisë shqiptare, ku është diskutuar pastrimi i miliarda eurove të narkotrafikut në ndërtim dhe turizëm.
Njeriu që u ka dhënë garanci karteleve të drogës është Edi Rama dhe SPAK duhet të vihet në lëvizje!#GG#