Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Ferizaj, Visa Pajaziti, është tërhequr nga gara. Kjo u bë e ditur nga vetë ai, përmes një postimi në Facebook.
Siç njoftoi ai, ky vendim vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda LVV-së, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Pajaziti thotë se është cenuar integriteti dhe etika e garës demokratike, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për një proces të ndershëm e të drejtë.
“Për të mos kontribuar në një situatë jo transparente, kam vendosur të tërhiqem nga gara,” ka shkruar ai.

Raportohet sep pos Visar Pajazitit, se janë tërhequr edhe tre kandidatë të tjerë për asamble nga e njëjta parti.
Por kryetrja e Qendrës së LVV-së në Ferizaj, Fatbardha Zogajn, e cila e ka mohuar tërheqjen e tyre.
“Jo, ata nuk janë tërhequr. Ata janë aty, por që gjenden jashtë shtetit dhe nuk po kanë mundësi të marrin pjesë takime”, deklaroi ajo në një prononcim për Klankosova.tv.