Çeko: Mandati aktual në Prishtinë me performancën më të dobët në historinë e pasluftës

by Nexhat

Hajrulla Çeko, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, e ka cilësuar mandatin aktual në kryeqytet si më të dobëtin në historinë e pasluftës. Ai ka kritikuar kryetarin Përparim Rama për mosrealizimin e premtimeve dhe ka theksuar se Prishtina ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm

Hajrulla Çeko, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me kandidimin e tij për të parin e kryeqytetit.

banner

Në pyetjen e moderatorit Ermal Panduri, se pse duhet votuar Hajrulla Çeku, ai ka thënë se Prishtina ka nevojë për një ndryshim.

“Ky mandat i fundit, sipas gjykimit tim, është mandati me performancën më të dobët në historinë e pasluftës në Prishtinë”, ka thënë Çeko, duke shtuar se ka qenë mandat “definitivisht më i dobët” se sa ai i Shpend Ahmetit.

“Sidomos në raport me mandatin e parë të Shpendit, dhe kjo veçanërisht në raport me nivelin e premtimeve që kishte bërë kryetari aktual në vitin 2021”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy