Çitaku kundër Kurtit: Të thuash se SHBA dështuan për shkak të sundimit të ligjit është turp dhe qesharake

by engel

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pezullimin e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti kishte thënë në një bashkëbisedim me studentë se ndërprerja e dialogut u bë për shkak të angazhimit të tij për sundimin e ligjit në veri, duke shtuar se “është normal, por duket ekstrem” krahasuar me paraardhësit e tij.

banner

Çitaku e quajti këtë qasje të turpshme dhe qesharake, duke theksuar se SHBA-të kanë qenë partneri më i madh strategjik i Kosovës për më shumë se dy dekada.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë në vitin 1999 për ta bërë shtet të dështuar, as nuk kanë udhëhequr procesin e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar për ta dobësuar Kosovën. Përkundrazi, kanë investuar fuqishëm 26 vite me radhë në të gjitha fushat,” tha Çitaku për Ekonomia Online.

Ajo shtoi se pretendimi i Kurtit se dështimi i dialogut vjen nga këmbëngulja e tij për rend dhe ligj “jo vetëm që është qesharak, por kur artikulohet nga një njeri me peshë politike është edhe i turpshëm”.

Në deklaratat e tij, Kurti theksoi se marrëdhëniet me SHBA-të kanë tre dimensione – mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci – dhe se pengesat shfaqen vetëm në shtyllën e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy