Një dasmë në Egjipt u kthye në mort kur dhëndr i u rrëzua dhe vdiq ndërsa vallëzonte me nusen.
Të ftuarit në dasmë madje kanë regjistruar në video panikun që u shkaktua kur Ashraf Abu Hakam, siç quhej dhëndri, u rrëzua ndërsa kërcente me të nusen, ndodhur kjo në provincën Asëan të enjten e kaluar.
Në video, Hakam shihet duke mbajtur dorën e bashkëshortes së tij të re ndërsa kërcejnë së bashku para miqve dhe të afërmve, duke tundur shkopinj me një valle tradicionale egjiptiane, pak momente para se të rrëzohej.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, dhëndri nuk mundi dot. Mjekët arritën në përfundimin se ai kishte pësuar një arrest kardiak.
Incidenti tragjik u përhap shpejt në mediat sociale egjiptiane me qindra njerëz që shprehën tronditjen e tyre dhe ofruan ngushëllimet e tyre.
“Ai ishte plot jetë, i buzëqeshur, entuziast për të ardhmen e tij”, shkroi një mik. “Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë një vend në pafundësinë e xheneteve së Tij”, shkroi një tjetër. Të tjerë kujtuan se vetëm një ditë më parë kishin festuar fejesën e tij, duke mos e imagjinuar kurrë se festimet do të shndërroheshin në zi brenda pak orësh. “Shqetësohem për nusen, Allahu i dhëntë durim”, shkroi një tjetër.