Jashari kritikon Nagavcin: Familjarët ende nuk i kanë marrë mjete financiare për librat shkollorë, kësaj here i pafalshëm

by engel

Edhe pse ka kaluar gati një muaj nga fillimi i vitit shkollor 2025–2026, një numër i madh prindërish ende nuk kanë pranuar mjetet për blerjen e teksteve, ndërsa shumë nxënës vazhdojnë të përballen me mungesën e librave.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, thotë se kjo situatë po dëmton rëndë procesin mësimor dhe po krijon pabarazi mes nxënësve.

banner

“Ka prindër që ende nuk i kanë marrë mjetet, dhe shumë nxënës nuk i kanë tekstet. Mësimdhënësit nuk e dinë nëse duhet të vazhdojnë me njësitë e reja, ndërsa nxënësit nuk mund të bëjnë përsëritje. Këto probleme do të shoqërojnë gjithë vitin shkollor. Kjo nuk është menaxhuar siç duhet,” deklaroi ai për IndeksOnline.

Sipas Jasharit, SBASHK kishte paralajmëruar që para dy vjetësh për vështirësitë e modelit të ri të shpërndarjes dhe rimbursimit të librave, por qeveria nuk ka reflektuar.

“Ky është gabimi i tretë radhazi dhe kësaj here nuk mund të falet. Po krijohen situata ku fëmijët nuk ndihen të barabartë mes vete. Shpresojmë që të ketë një marrëveshje më të qartë me botuesit dhe librat të sigurohen me kohë,” shtoi ai.

Sindikatat e arsimit kërkojnë një qasje më të koordinuar mes Ministrisë së Arsimit, botuesve dhe shkollave, në mënyrë që çdo nxënës të ketë tekste të barabarta dhe në kohë, pa përsëritur gabimet e viteve të fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy