Kompensimet financiare të viktimave, vajza e Salih Mustafës citon babain: Nuk kam përgjegjësi sepse s’janë viktimat e mia

by Nexhat

Buna Mustafa, vajza e Salih Mustafës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për kompensim të dëmeve për ‘viktimat’.

Mustafa në Facebook ka postuar qëndrimin e babait të saj në Hagë, duke thënë se nuk ka përgjejgjësi morale e financiare ndaj viktimave sepse thotë se ata nuk janë viktimat e tij.

banner

Ai ka thënë se UÇK-ja ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.

“Reagim nga Haga: Sapo biseduam me babain në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave, ku ai na sqaroi qëndrimin e tij. Duke pasur parasysh që vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe me motive politike, Cali tha: “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, ka shkruar Buna Mustafa në Facebook duke iu referuar Salih Mustafës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy