Kryeziu: Akuzat e Kurtit ndaj SHBA-së janë një theqafje politike për vendin

by informim peje

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, duke vlerësuar se këto ” përbëjnë një theqafje politike për vendin”.

“Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.
Për më shumë se 25 vjet, SHBA ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA është kundër këtyre parimeve”, shkroi mes tjerash Kryeziu.

banner

Postimi i plotë:

Akuzat e fundit të Albin Kurtit ndaj SHBA-së, se gjoja veprimet e tyre janë kundër sundimit të ligjit në veri dhe janë kërkesa për “kusuritje” me Serbinë e Rusinë në kurriz të Kosovës, përbëjnë një theqafje politike për vendin.
Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.
Për më shumë se 25 vjet, SHBA ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA është kundër këtyre parimeve.
Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i aleancës strategjike më të fuqishme të Kosovës, në thelb, një goditje ndaj vetë integritetit dhe sovranitetit të vendit nga një udhëheqës shteti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy