Kurti takon kongresistin Mike Lawler në New York – Diskutohet ndikimi rus dhe bashkëpunimi ekonomik

by informim peje

Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kongresistin amerikan Mike Lawler.

“Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kongresistin amerikan nga radhet e Partisë Republikane, Mike Lawler, njëherësh anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

banner

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se ata kanë diskutuar për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, ndonëse një ditë më parë tha se shkëputja e Serbisë nga Rusia “sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im”.

“Diskutuan për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Kongresmeni Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy