Lewa në super-formë, e do kontratën e re me Barçën

by Nexhat

Robert Lewandowski e ka nisur aty ku e kishte lënë.

E kaloi një lëndim të vogël muskulor në fillim të sezonit, i cili e kishte lënë jashtë fushës në ndeshje me Mallorcën, ndërsa lojë pas loje 37-vjeçari e riktheu formën e tij fizike duke e menaxhuar mjaft mirë situatën, e duke e shfrytëzuar edhe pauzën e angazhimit të Kombëtareve në shtator.

banner

Tash, sulmuesi polak është rikthyer në një lojtar kyç të trajnerit Hansi Flick.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut i ka realizuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit.

Në përgjithësi, 4 gola në 7 ndeshje në këtë sezon me fanellën “Blaugrana”, një trend që ka gjasa të rritet në mënyrë konstante.

Madje, mediumi spanjoll “SPORT” raporton se mision i veteranit të sulmit është që ta bind Barcelonën që t’ia vazhdojë kontratën për një vit, .

Ajo aktuale do t’i skadojë më 30 qershor 2026, por përfaqësuesi polak dëshiron që të luajë një sezon tjetër në Kataluni.

Natyrisht, gjithçka do të varet nga paraqitjet dhe vazhdimësia e tij.

Ai nuk e ka nisur keq sezonin, pas një tjetri brilant që e pati.

Natyrisht, nëse kampionia spanjolle nuk ia vazhdon kontratën, nuk përjashtohet mundësia që Lewa ta provojë një eksperiencë të re në Arabinë Saudite, ku do të merrte para të majme.

Fjalën e fundit do ta thotë trajneri Hansi Flick, i cili ishte pikërisht ai që e këndelli polakun pas ardhjes së tij në Kataluni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy