Mitsotakis i bën thirrje Turqisë: Hiqni dorë nga kërcënimi për luftë

by engel

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përsëriti të dielën apelimin ndaj Turqisë për të tërhequr vendimin e parlamentit turk të vitit 1995, i njohur si “casus belli”, i cili parashikon mundësinë e luftës në rast se Greqia zgjeron ujërat territoriale në Egje përtej gjashtë miljeve detare.

“Pas 30 vitesh, ka ardhur koha që ky kërcënim të marrë fund. E ardhmja kërkon dialog, jo gjuhën e armëve,” shkroi Mitsotakis në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe fjalimit të tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

banner

Athina thekson se Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit i njeh çdo shteti të drejtën të zgjerojë ujërat territoriale deri në 12 milje detare – një parim që edhe vetë Turqia e ka zbatuar në Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor.

Mitsotakis vuri në dukje se Greqia shihet si faktor stabiliteti në Ballkan dhe Mesdhe, një vend tërheqës për investime dhe qendër energjetike për rajonin dhe Evropën. Ai kujtoi se Athina shpenzon mbi 3% të PBB-së për mbrojtje, duke marrë parasysh tensionet me Turqinë dhe sfidat e sigurisë.

“Bota po hyn në një rend të ri ndërkombëtar, ku sfida si ndryshimet klimatike, migracioni dhe inteligjenca artificiale po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Në këtë realitet, Greqia mbetet një shtyllë stabiliteti. Ne duam paqe dhe bashkëjetesë me fqinjët, por jemi të vetëdijshëm për kërcënimet që ekzistojnë,” theksoi ai nga podiumi i OKB-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy