Nis ndërtimi i një fabrike farmaceutike në Istog, Ferati: Do të hapen 150 vende pune

by Nexhat

Në Istog sot ka nisur ndërtimi i një fabrike farmaceutike. Kompania farmaceutike “Pharmabel” brenda 18 muajve do të përfundoi punimet ku do të punësohen 150 qytetarë.

“Brenda 18 muajve, 150 vende pune për qytetarët tanë, e gjithë kjo me një investim prej 8 milionë eurosh, të mbështetur nga biznesmenë të diasporës sonë në Francë me investitorin Hazis Vardar, si rezultat i ekzekutimit të mirëfilltë të rrjetit shqiptar të bizneseve, në krye me Naim Dedushaj.

banner

Kompania farmaceutike Pharmabel, një fabrikë e barnave që tani do të operojë në Dubravë, aty ku sot u vendos gur themeli i saj, ndërsa tutje vazhdon punësimi i të rinjve dhe promovimi i Istogut si qytet inovativ, në të cilin po shndërrohet”, shkruan kryetari Ilir Ferati në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy