Kandidati për Kryetar të Drenasit ka publikuar një reagim ku ka deklaruar se teksa “fushata zgjedhore po merr hov, me këtë, edhe tendencat për shantazhe. Shantazhet dhe presionet nuk mund ta ndalin fitoren “Për Drenasin Kampion” më 12 Tetor”.
Lladrovci ka thënë se sot, “gazetari i VOX Kosova, më ka thirre në telefon në ora 11:51, ku ka filluar të më tregojë për një audio incizim ku flitet për prona, me ç’rast, ka bërë disa pyetje rreth atij audio incizimi dhe dëgjohet zëri im duke folur me z. Labinot Halilaj, asamblist dhe biznesmen”.
Tutje, ai ka thënë se në në audio incizim flitet rreth pronës në rastin kur “plotësohen kushtet nga ofertuesi dhe cilat do të ishin përfitimet e mundshme, gjë të cilën e kam deklaruar publikisht edhe në Kuvend se jam i interesuar ta shtoj vlerën e pronës komunale dhe të krijohen përfitime për komunën e Drenasit”.
Lladrovic ka thënë se me këtë rast ka mbrojtur interesin publik të qytetarëve të Komunës së Drenasit ndërsa ka ftuar organet e rendit të ndjekin rastin dhe “autorët e këtyre metodave të presionit e shantazhit për përfitimin e pronave në rrugë të paligjshme”.
Reagimi i plotë i tij
Uzurpatori do të dështojë me shantazh!
Fushata zgjedhore po merr hov, me këtë, edhe tendencat për shantazhe. Shantazhet dhe presionet nuk mund ta ndalin fitoren “Për Drenasin Kampion” më 12 Tetor.
Sot, gazetari i VOX Kosova, më ka thirre në telefon në ora 11:51, ku ka filluar të më tregojë për një audio incizim ku flitet për prona, me ç’rast, ka bërë disa pyetje rreth atij audio incizimi dhe dëgjohet zëri im duke folur me z. Labinot Halilaj, asamblist dhe biznesmen.
Në audio incizim flitet rreth pronës në rastin kur plotësohen kushtet nga ofertuesi dhe cilat do të ishin përfitimet e mundshme, gjë të cilën e kam deklaruar publikisht edhe në Kuvend se jam i interesuar ta shtoj vlerën e pronës komunale dhe të krijohen përfitime për komunën e Drenasit.
Në ora 12:28, kanë ardhur pyetjet e gazetarit Fetahu dhe transkripti, por, audio incizimi është jo i plotë.
Në këtë takim të audio incizimit morën pjesë ish asamblistët e PDK-së, Arigon Sinani që ka kryer incizim të paligjshëm dhe të cilit duhet t’ia shtroni pyetjet e njëjta, si dhe Hamit Kastratit, Bekim Lestranit, Labinot Halilajt dhe bashkëshortit të ish asamblistes, Ndriçim Cakiqi.
Autori i video incizimit është uzurpator i asaj prone dhe nëse do të publikohet incizimi i plotë do të shihen të gjitha diskutimet dhe të gjitha kërkesat e asamblistëve të pranishëm duke e parë qartësisht kush e mbronte pronën e kush synonte ta vazhdonte uzurpimin.
Esenca e bisedës është se z. Sinani apo ofertuesit që i plotësojnë kushtet do të kishin fitime milionëshe nëse do të ofertonin me procedurë dhe ligjërisht do ta merrte pronën nëpërmjet shpalljes publike dhe votimit në Kuvendin e Komunës e jo të mbahej prona me uzurpim.
Pres që video incizimi i plotë të transkriptohet dhe të shihet deklarata e secilit, kush ishte për mbrojtje të pronës e kush donte të vazhdonte ta mbante pronën e uzurpuar. Kam pasur informata se ky audio incizim është dërguar nga uzurpatori Sinani para 24 shtatorit 2025 te gazetari Lirim Mehmetaj.
Për kërcënim e shantazh ka ndjekje z. Sinani, ndërsa kohë më parë ka edhe shënim zyrtar në Policinë e Kosovës për të njëjtin audio incizim.
Jam i gatshëm të publikoj vet çdo audio incizim, sepse, në asnjë rast e asnjë rrethanë, nuk kam çka të fsheh as kam tentuar të bëj diçka të paligjshme.
Jam thellë i bindur se kam mbrojtur interesin publik dhe të qytetarëve të Komunës së Drenasit. Ftoj organet e rendit të ndjekin rastin dhe autorët e këtyre metodave të presionit e shantazhit për përfitimin e pronave në rrugë të paligjshme.