Tirana në këmbë për çlirimtarët: Protestë e madhe më 17 tetor në Sheshin Skënderbej

by informim peje

Pas Prishtinës dhe Hagës, protestat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vijojnë në kryeqytetin shqiptar. Më 17 tetor, në Sheshin Skënderbej në Tiranë, pritet të zhvillohet një tubim gjithëpërfshirës në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së, i organizuar nga disa shoqata të veteranëve të luftës, nën koordinimin e ish-deputetit Azgan Haklaj.

“Motoja jonë është: ‘Edhe unë jam UÇK. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët.’ Besoj dhe uroj që në datën 17 tetor, në Sheshin Skënderbej, të gjithë shqiptarët do të vijnë për të dhënë një mbështetje të fuqishme. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të akuzohej Garibaldi apo George Washington-i? Pra, edhe çlirimtarët tanë kanë kryer një mision”, – u shpreh Haklaj për mediat.

banner

Ndërkohë, Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bëri një thirrje publike për bashkim kombëtar:

“Ju bëj thirrje të gjitha partive politike dhe të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje apo ideje, të reagojmë më 17 tetor, në orën 17:00, të gjithë së bashku. Kjo nuk është thjesht çështja e disa individëve, por është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe e të vërtetës historike!”

Organizatorët thonë se zgjedhja e Tiranës si vendi i radhës për protestë nuk është rastësore. Sipas tyre, Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë Kosovës dhe kjo protestë është një thirrje kombëtare për të mbrojtur dinjitetin e luftës çlirimtare dhe për të kundërshtuar, siç e quajnë ata, “përpjekjet për baltosjen e saj”.

Për protestuesit, kjo nuk është vetëm një kërkesë për drejtësi ndaj individëve të akuzuar, por një apel për të ndalur çdo përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të njollosur emrin e UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy