Valdano kritikon Realin pas humbjes së thellë ndaj Atletico-s

by Nexhat

Ish-drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, ka reaguar pas disfatës së thellë të madrilenëve 5–2 në derbin ndaj Atletico Madridit, të zhvilluar të dielën në Metropolitano.

Duke folur për “Movistar +”, Valdano tha se kjo humbje ka rikthyer shqetësimet e mëdha për ecurinë e skuadrës së Xabi Alonsos.

banner

“Mendonim se gjërat po ndryshojnë, por goditja nga Atletico na detyron të rishikojmë gjendjen aktuale të projektit të Madridit. Atletico e dominoi Realin në një mënyrë që nuk e kemi parë prej kohësh,” u shpreh Valdano.

Ai shtoi se madrilenët nuk treguan intensitetin e duhur dhe u tejkaluan nga agresiviteti i rivalëve.

“Real Madrid luajti pa ritëm, ndërsa Atletico me hapësira dhe shumë agresivitet. Çdo top i dërguar në zonë ishte një dramë për mbrojtjen e Realit,” theksoi Valdano

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy