Viti i fundit i kontratës për Bernardo Silva, miliona nga Arabia apo sfida në Evropë?

by jonzefaj

Bernardo Silva është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe duket se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me gjigantët e Anglisë.

Pas një dekade të suksesshme në futbollin evropian dhe një kontributi kyç në dominimin e “qielbluve” në Ligën Premier e Ligën e Kampionëve, mesfushori portugez po shikon horizontin e radhës për karrierën e tij.

banner

Sipas raportimeve të fundit, Arabia Saudite ka rikthyer interesin e fortë për të dhe është e gatshme t’i ofrojë një kontratë katërvjeçare me kushte të majme financiare.

Bisedimet mes palëve kanë ndodhur edhe gjatë muajve të fundit, dhe nuk është sekret që nga kampionati arab kanë tërhequr emra të mëdhenj për të ngritur nivelin e kampionatit.

Ndërkohë, Juventusi është duke monitoruar me kujdes situatën, duke parë mundësinë për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit si lojtar i lirë në fund të sezonit. Po ashtu, Barcelona ka qenë shpesh e lidhur me Silvën, ndërsa vetë lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer një ditë te Benfica, klubi i zemrës së tij.

City mbetet i vetëdijshëm për interesin në rritje dhe për faktin se Silva është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Pep Guardiolës.

Megjithatë, duket se koha e tij në Etihad po shkon drejt fundit, dhe dilema qëndron mes pasurisë saudite dhe sfidave të mëdha sportive në Evropë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy