Zogaj paralajmëron për pasoja serioze pas deklaratave kontraverse të Kurtit në SHBA

by engel

Deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti, të bëra gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kanë nxitur një valë reagimesh dhe kundërshtimesh në opinionin politik kosovar. Tezat e tij rreth pezullimit të Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-së janë cilësuar si të papërshtatshme dhe të rrezikshme për marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës.

Analisti politik Petrit Zogaj ka paralajmëruar se pasojat e këtyre deklarimeve mund të jenë serioze dhe afatgjata. Ai ka vënë në dukje se Serbia tashmë ka në dorë një instrument të gatshëm për ta paraqitur Kosovën si faktor destabilizues në rajon, duke shfrytëzuar fjalët e vetë kryeministrit.

banner

“Kosova nuk shqetësohet për interesat amerikane në Ballkan – ky mund të jetë titulli i një memoje të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, pas deklarimeve të Kurtit në SHBA. Një dokument i tillë do të shpërndahej lehtësisht në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongres, pa pasur nevojë për përkthim. Vetë kryeministri ia ka lehtësuar punën Beogradit, sepse deklaratat i jep qartë dhe në anglisht,” ka theksuar Zogaj.

Sipas tij, Kurti po rrezikon ta vendosë Kosovën në një pozitë të pafavorshme diplomatike, në një kohë kur marrëdhëniet me SHBA-në janë jetike. “Nuk ka administratë më të ndjeshme se kjo aktualja në Washington për të marrë mesazhin se Kosova nuk po respekton interesat amerikane në Ballkan. Dhe përgjigjja e tyre mund të jetë e heshtur, por e rëndë: tërheqje graduale nga angazhimet në Kosovë,” ka shtuar Zogaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy