Blero sugjeron hyrjen e Ermal Fejzullahut në BBVK

by jonzefaj

Blero, në një lidhje direkte për emisionin “Kosova Today” ka folur për edicionin aktual të Big Brother VIP Kosova dhe personazhet që do të dëshironte të shihte brenda shtëpisë.

Ai përmendi këngëtarin Ermal Fejzullahu, duke e cilësuar atë si një figurë me karakter të fortë dhe energji të madhe, që sipas tij, do të sillte shumë shou dhe dinamizëm.

banner

“E di që ai ndoshta nuk do të futej, por po të hynte do të bënte një super shou. Unë i kisha dërguar selam prej këtu Ermal Fejzullahut, kish me qenë një tip interesant me hy brenda”, u shpreh ai.

Artisti gjithashtu shtoi: “Nuk është se do të hyjë, por kish me qenë interesant”.

Kujtojmë se Blero ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij formati, dhe përvojat e tij si banor e bëjnë më të vlerësojë potencialin e personazheve të ndryshëm që mund të jenë pjesë e BBVK.

Në përgjithësi, komentet e tij kanë nxitur kuriozitet dhe debat mes fansave, të cilët gjithmonë ndjekin me interes se cilët artistë dhe personazhe të njohur mund të bëhen pjesë e reality shout më të ndjekur në vend.

Gjithashtu tha gjatë intervistës se ka takuar një banor që do të jetë brenda në këtë edicion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy