Covey: Thaçi shqetësohej edhe për serbët në Kosovë, thoshte se nuk e lejon anarkinë

by Nexhat

Po vazhdon dëshmia e ish-zëvendësit të Bernard Kouchner, Jack Covey në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Avokati Luka Mishetiq, e pyeti atë në lidhje me një deklaratë të Hashim Thaçit pas luftës në Kosovë se “Nuk do të lejohet anarkia”, duke ngritur shqetësimin e tij rreth mungesës së forcës policore në vend.

banner

Ky deklarim asokohe i Thaçit si kryeministër i Qeverisë së përkohshme, erdhi pas vrasjes së 14 qytetarëve serbë në afërsi të Lipjanit,

“Duke u njoftuar për aktin e vrasjes së 14 qytetarëve serbë në afërsi të Lipjanit, z. Thaçi tha se kjo po ndodhë edhe për shkak të vakuumit të krijuar si rezultat i vonesës së krijimit të një force policore. Ky akt na ka shqetësuar dhe nuk do të lejojmë që në Kosovë të mbizotërojë anarkia. A përputhet kjo nga mënyra se si e ka trajtuar dhunën ndaj pakicave etnike z. Thaçi?”, ishte pyetja që bëri Mishetiq.

Rreth kësaj, Covey tha: “Po deklarata që nuk do të lejojmë anarkinë, po. Sa i përket krijimit të forcës policore, ishte një ankesë që është bërë në ditët e para të misionit tonë paqëruajtës dhe të njëjtën ankesë e kemi dëgjuar edhe nga NATO-ja”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy