Deputeti i VV’së e quan skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se Kuvendi s’është konstituuar

by Nexhat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rexhaj e quajti si vendim skandaloz pasi që sipas tij po shkojmë drejt një vetoje në Kuvendin e Kosovës, ku Lista Serbe do të jetë vendimtare edhe në të ardhmen për të vendosur se a do të konstituohet Kuvendi apo jo.

banner

“Unë mendoj që megjithatë është vendim skandaloz, sepse sic duket po shkojmë drejt një vetoje në Kuvendin e Kosovës ku Lista Serbe do të jetë vendimtare ta themi edhe në të ardhmen, për të vendos a konstituohet Kuvendi apo jo”, tha Rexha në Kanal10.

Ai tha se shpreson që kur të botohet i plotë aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, ta ndajë votimin e zonjës Rexhepi nga votimi i cili na pret për kandidatin i cili do të propozohet aty.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy