Skuadrat e mëdha kanë shënuar fitore të martën në ndeshjet e fazës së hershme të Champions League sipas formatit të ri, por nuk kanë munguar as befasitë.
Bayern Munich ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Pafos. Harry Kane ka realizuar dy gola, ndërsa Guerreiro, Jackson dhe Olise kanë shënuar nga një herë. Për skuadrën qipriote golin e vetëm e ka shënuar Orsic.
Edhe Interi ka fituar bindshëm duke mposhtur Slavia Prague 3-0, me dy gola të Lautaro Martinez dhe një tjetër nga Dumfries.
Ndërkohë, Liverpool është ndalur në Stamboll, ku ka pësuar humbje befasuese nga Galatasaray me rezultat 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes është realizuar nga Osimhen nga pika e bardhë në pjesën e parë.
Në sfidat e tjera, Marseille ka triumfuar 4-0 ndaj Ajax, Atletico Madrid ka shënuar fitore të thellë 5-1 kundër Eintracht Frankfurt, Chelsea ka arritur një fitore të ngushtë 1-0 kundër Benfica, ndërsa Bodo/Glimt dhe Tottenham janë ndarë baras 2-2.
Champions League vazhdon nesër me edhe nëntë ndeshje të tjera

