Imri Ahmeti me qytetarët e Rubovcit e Kojskës: “Entuziazmi juaj është burim force për vizionin tonë”

by Nexhat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një tubim elektoral me qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël.

Ahmeti theksoi se mobilizimi i banorëve në këto fshatra është dëshmi e besimit që ata kanë për vizionin dhe punën konkrete të tij për Lipjanin.

banner

“Sonte qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël, të mobilizuar për fitore

Entuziazmi dhe mbështetja e tyre treguan se ky tubim është burim force për vizionin tonë, për punën konkrete dhe për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku.

Mesazhi është i qartë Rubovci i Madh, Kojska dhe Rubovci i Vogël janë në rrugën e zhvillimit dhe nuk ka kthim prapa.

Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur.

Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy