Kryeministri i ri francez paditet për falsifikim të diplomës

by informim peje

Kryeministri i sapoemëruar i Francës, Sébastien Lecornu, është paditur nga një sindikatë e punonjësve të arsimit për deklarim të rremë të diplomës universitare.

Sipas një hetimi të publikuar nga portali investigativ Mediapart, Lecornu ka pretenduar publikisht se ka përfunduar një master dyvjeçar në të drejtën publike, ndërsa në realitet ka kryer vetëm vitin e parë të këtij cikli studimesh.

banner

Pretendimi për një diplomë të nivelit të dytë pasuniversitar është shfaqur në profilin e tij zyrtar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ai shërbeu më parë si ministër në rrjetin profesional LinkedIn, si dhe gjatë një konference në një universitet publik.

Padia është dorëzuar në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, organ kompetent për gjykimin e anëtarëve të qeverisë. Në të, kryeministri akuzohet se ka “dashur të krijojë bindjen se është zotërues i një masteri në të drejtë publike” dhe se ka “përdorur me vetëdije një titull që nuk e zotëron”.

Avokati i sindikatës paditëse, Vincent Brengarth, ka sqaruar se: Asnjë diplomë nuk kërkohet për të qenë pjesë e qeverisë dhe mungesa e një masteri të nivelit të dytë nuk është tregues paaftësie.

Por mungesa e transparencës në lidhje me nivelin real të arsimit të një ministri mund të dëmtojë besueshmërinë e universiteteve publike franceze, barazinë republikane dhe nderin e mësimdhënësve e studiuesve.

Vetë Lecornu ka pranuar publikisht se ka përfunduar vetëm një vit masteri (Master 1) në Universitetin Paris Panthéon-Assas.

Ai ka reaguar ndaj akuzave duke thënë se bëhet fjalë për një “polemikë të rreme” dhe se ka ndjerë “një formë përçmimi shoqëror”. Ndërkohë, ka paralajmëruar një padi kundër sindikatës për “kallëzim të rremë”.

Biografia e tij në faqen zyrtare të qeverisë është korrigjuar dhe tani përmban vetëm referencën “studime në juridik në Universitetin Paris Panthéon-Assas”. Ndërsa në LinkedIn, mbetet ende e shënuar formula e përgjithshme: Master në të drejtë publike, 2005–2008.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy