Maqedonci në Varshavë: Rreziqet nga dezinformimi dhe inteligjenca artificia

by Nexhat

Në Varshavë po mbahet Forumi i Sigurisë. Në këtë forum po merr pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Gjatë konferencës, Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces. Maqedonci ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.

Në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Sigurisë së Varshavës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, isht folës në panelin “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne”, ku bashkë me ministra dhe zëvendësministra nga Polonia, Danimarka, Ukraina, Shqipëria dhe drejtues nga Ministria e Forcave të Armatosura të Francës, diskutuan për sfidat dhe mundësitë e epokës digjitale.

banner

Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces.

Ai ka shkruar në Facebook se ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.

Panelistët konfirmuan se vendet e Evropës ndjekin qasje të ndryshme ndaj këtyre sfidave, por bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen digjitale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy