Martin Vulaj: Mungesa e një takimi të Kurtit me Administratën e Shtetit, që vendos politikat e shtetit, është shqetësuese

by engel

Kryetari i Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (ARCC), Martin Vulaj, ka ngritur alarmin se Kosova mund të përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse nuk përmirëson bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerin strategjik.

Duke folur në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Vulaj tha se vizita e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në ShBA është një hap pozitiv, por theksoi mungesën e takimeve të tij me përfaqësues të administratës amerikane.

banner

“Është shumë mirë që më në fund kemi kryeministrin në Uashington, sepse ka vite me radhë që nuk ka qenë. Edhe kur ka qenë, nuk ka pasur takime me zyrtarë. Takimet me Kongresin janë të rëndësishme, por mungesa e një takimi me administratën, që vendos politikat e shtetit bashkë me Amerikën, është shqetësuese. Deri tani Amerika zyrtare nuk e ka takuar Kurtin dhe kjo nuk është gjë e mirë,” deklaroi Vulaj.

Ai paralajmëroi se pasojat mund të jenë të rënda nëse nuk ndryshohet qasja aktuale:

“Për sanksione, jo vetëm që mund të ndodhin, por edhe do të vijnë, nëse nuk ndryshojmë qasjen tonë dhe nuk përmirësojmë nivelin e bashkëpunimit me ShBA-të. Besoj se ky do të jetë fillimi dhe jemi në ujëra të panjohura. Sanksionet më të rënda mund të vijnë definitivisht.”

Deklaratat e Vulajt vijnë në një kohë kur marrëdhëniet Kosovë–ShBA po diskutohen gjerësisht, sidomos në kontekst të zhvillimeve të fundit politike dhe të dialogut me Serbinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy