Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba dhe 35 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

by engel

Policia e Kosovës ka vazhduar me masat në kuadër të kontrollit të qarkullimit rrugor, duke shqiptuar gjithsej 2.181 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit ditor, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 35 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 22 aksidente me persona të lënduar. Fatkeqësisht, një aksident ka rezultuar me humbje jete.

banner

Përveç shkeljeve në trafik, policia ka realizuar edhe operacione tjera në terren, ku janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.

Policia apelon tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë në rrugë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy