Real Madrid dhe Atalanta kanë shënuar fitore të martën në ndeshjet në kuadër të fazës së hershme të Champions League sipas formatit të ri.
“Los Blancos” nuk kanë pasur asnjë problem kundër Kairat Almaty, duke fituar bindshëm me rezultat 5-0.
Protagonisti kryesor i ndeshjes ka qenë Kylian Mbappé, i cili ka realizuar “hat-trick” (25’ nga penalltia, 52’, 74’).
Eduardo Camavinga e ka shënuar golin e katërt në minutën e tetëdhjetë e tretë, ndërsa në minutën e fundit të kohës shtesë ka shënuar edhe Brahim Diaz, duke vulosur fitoren e thellë të madrilenëve.
Në ndeshjen tjetër, Atalanta e ka përmbysur rezultatin përballë Club Brugge, duke fituar 2-1. Belgët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Tzolis në minutën e tridhjetë e tetë, por italianët kanë reaguar në pjesën e dytë.
Fillimisht Samardzic e ka barazuar nga penalltia në minutën e shtatëdhjetë e katërt, ndërsa më pas Pasalic i asistuar nga Musah e ka vulosur fitoren në minutën e tetëdhjetë e shtatë.
Nga ora 21:00, do të zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera të fazës së grupeve në Champions League

