Talebanët ndalojnë plotësisht internetin në Afganistan, vendi zhytet në kaos komunikimi

by engel

Talebanët në Afganistan kanë vendosur një bllokadë të plotë të internetit dhe telekomunikacionit në shkallë kombëtare, duke e përshkruar teknologjinë si “rrënjën e të gjitha të këqijave”. Ky vendim vjen disa javë pasi autoritetet filluan ndërprerjet graduale të rrjetit.

Sipas të dhënave të Netblocks, vendi është aktualisht nën një ndërprerje totale të internetit. “Afganistani tani është në mes të një ndërprerjeje të plotë të internetit, ndërsa autoritetet talebane marrin masa për ‘rritjen e moralit’, me rrjete të shumta që mbyllen gradualisht gjatë mëngjesit. Shërbimet telefonike janë gjithashtu të prekura aktualisht,” thuhet në njoftimin e organizatës.

banner

Agjencia AFP raportoi se kishte humbur kontaktin me zyrën e saj në Kabul, përfshirë telefoninë mobile. Ndërkohë, interneti celular dhe sinjali satelitor televiziv janë ndërprerë në mbarë vendin, duke shkaktuar pengesa serioze edhe në udhëtimet ajrore.

Hamid Haidari, ish-kryeredaktori i kanalit afgan 1TV, reagoi ashpër pas vendimit të talebanëve:
“Vetmia ka përfshirë të gjithë vendin. Afganistani tani zyrtarisht ka zënë vendin e parë në konkurrencën me Korenë e Veriut për mbylljen e internetit,” tha ai.

Që kur erdhën në pushtet në vitin 2021, talebanët kanë vendosur një sërë kufizimesh ndaj të drejtave civile dhe lirisë së shprehjes. Mbyllja e internetit shihet si masa më drastike deri më tani, pas ndalimit të grave në arsim, punësim dhe madje edhe heqjes së librave të shkruar nga autore femra nga programet universitare.

Ndërprerja e internetit ka lënë miliona qytetarë pa mundësi komunikimi, duke e izoluar Afganistanin edhe më shumë nga bota.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy