Gjykata Kushtetuese pezullon procesin e zgjedhjeve në Tiranë. Kjo ka qenë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për News24, e cila ka bërë me dije se ka regjistruar kërkesën e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij dhe ka shpallur publikimin e regjistrimit.
Sipas njoftimit, kjo shpallje ka efektin e një njoftimi publik për të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës
Kjo nënkupton se ata janë tashmë të informuar për kërkesën e depozituar. Gjykata thekson gjithashtu se pezullimi i vendimit të shkarkimit mbetet në fuqi deri në një vendim përfundimtar.
Pyetje Gjykates Kushtetuese:
Duke qenë se Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë kundër shkarkimit të tij më GJK.
Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, a do ta njoftojë GJK sot Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës mbi pezullimin ex-lege të vendimit të shkarkimit të tij?
Pergjigje Gjykata Kushtetuese:
Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik.
Pavarësisht qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama dërgoi në Presidencë vakancat për bashkitë që do të mbajnë zgjedhje të reja. Mes këtyre bashkive ishte dhe ajo e Tiranës. Kujtojmë se PS-ja ka shpallur kandidaturën e saj, ndërsa gara i është besuar Ogerta Manastirliut/News24