Zgjedhja e nënkryetarit serb, Kushtetuesja-deputetëve: Veproni në interesin më të mirë të Kosovës

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Përmes njoftimit të publikuar, Kushtetuesja u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të veprojnë në interesin më të mirë të Kosovës dhe siç thuhet në njoftim, në pajtim me Kushtetutën dhe Rregullohen e Kuvendit.

banner

“TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]  dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet tutje në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy