Ambasada amerikane në Kosovë njofton kufizime pas mbylljes së qeverisë në SHBA

by engel

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm për shkak të mungesës së fondeve, pas mbylljes së qeverisë federale në SHBA.

Sipas njoftimit, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, përveç informacionit urgjent të sigurisë. Ambasada thekson se shërbimet e pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në misionet diplomatike jashtë vendit do të vazhdojnë, sipas situatës, por informacioni për përdoruesit mund të jetë i kufizuar.

banner

“Për informacion mbi shërbimet tona dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov”, thuhet në njoftim.

Një paralajmërim i ngjashëm është publikuar edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Mbyllja e qeverisë amerikane, e shkaktuar nga mosarritja e një marrëveshjeje për buxhetin federal mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, ka filluar të ndikojë edhe jashtë kufijve të SHBA-së, duke krijuar pasiguri në operacionet diplomatike dhe shërbimet konsullore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy