Hamiti: Në kohën kur punët e Kosovës po shkojnë keq e më keq, pushtetarët flasin për suksese

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar rënie në cilësinë e marrëdhënieve me BE-në dhe me SHBA-të në vitet e fundit.

Ai ka bërë me dije se gjatë kohës kur politika e jashtme udhëhiqet presidente Vjosa Osmanin, kryeministër Albin Kurtin dhe kryediplomatja Donika Gërvalla-Schëarzin, Kosova është futur nën sanksione të BE-së dhe ShBA-së.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka treguar pasojat e këtyre sanksioneve.

“Në Kosovë nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve. Ndërkohë, gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë është përkeqësuar. Kostoja e jetës është bërë e papërballueshme për shumëkë në vendin tonë. Korrupsioni qeveritar ka marrë hov të pandalshëm. Në kohën kur punët e Kosovës po shkojnë keq e më keq, pushtetarët flasin për suksese. Suksesi i vetëm i tyre është se ende janë në pushtet”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy