Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar sot se ka marrë pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin e ri të Dobrajës.
Stadiumi, i cili u përurua së fundi, është cilësuar si një nga investimet më të rëndësishme në fushën e sportit në komunë. “Ky projekt pasqyron vizionin tonë për të rinjtë dhe për sportin. Është një dëshmi se Lipjani po ecën përpara me projekte që i japin energji dhe jetë sportit,” u shpreh Ahmeti.
Ai theksoi se stadiumi i Dobrajës nuk do të shërbejë vetëm si fushë futbolli, por si një arenë ku pritet të rriten dhe zhvillohen gjenerata të reja sportistësh.