Imri Ahmeti në Ribar të Madh dhe Zllakuqan: Projektet tona dëshmi konkrete e zhvillimit

by Nexhat

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka theksuar se Ribari i Madh dhe Zllakuqani janë dëshmi e qartë e punës dhe angazhimit të deritanishëm në çdo fshat.

Ai ka përmendur disa nga projektet kryesore të realizuara në këtë zonë, përfshirë ndërtimin e shkollës së re, sallës sportive, zgjerimin e rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimin e rrugës kryesore deri në Poturovc, si dhe projekte të tjera infrastrukturore.

banner

“Programin tonë, që në qendër ka qytetarin dhe vazhdimësinë e punëve të mira, e prezantuam sonte në mesin e qytetarëve të Ribarit të Madh dhe Zllakuqanit. Përkushtimi i tyre dhe mbështetja masive na japin forcë për fitoren e madhe që na pret,” tha Ahmeti.

Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve në këto dy fshatra është një konfirmim i qartë se ata qëndrojnë të bashkuar me vizionin dhe objektivat për të çuar përpara zhvillimin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy