Kajtazi: Nëse Vetëvendosje do të ishte normale, Kushtetuesja s’do të nxirrte asnjë aktgjykim

by engel

Analisti politik Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po përpiqet t’i dërgojë një mesazh qartë opinionit ndërkombëtar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po ndjek rrugë të arsyeshme për vendin.

Në një prononcim për Klan Kosova, Kajtazi u shpreh skeptik se Lëvizja Vetëvendosje do të zbatojë vendimin e Kushtetueses.

banner

“Gjykata Kushtetuese kadal-dal po mundohet me ia kallëzu një rrugë demokratike këtij njeriu, për me i bind edhe këtë parti, edhe partitë e tjera, por edhe ndërkombëtarët, që ky njeri nuk është duke ndjekur rrugë të arsyeshme”, tha ai.

Sipas tij, problemi buron nga sjellja e partisë në pushtet. “Sikur partia e parë të ishte normale, asnjëri prej aktgjykimeve nuk kish pas nevojë me nxjerr, se qysh në start çështja ka qenë e qartë. Por ne e kemi një Albin Kurti që e konfirmoi vetë se nuk punon për interesat e këtij vendi”, shtoi Kajtazi.

Ai theksoi se Kurti është rreshtuar në anën e gabuar dhe nuk përfaqëson më interesat e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy