Lladrovci: Ne kemi dhënë premtimin me kohë se qeverisja jonë do të jetë shembullore

by Nexhat

Ramiz Lladrovci ka mbajtur dy tubime zgjedhore në të cila prania qytetare ishte sa dyfishi i qytetarëve në zgjedhjet qendrore.

“Shpifjet, as montazhat e incizimeve e as konferencat e lodhta të sponsorizuara nga keqbërësit, nuk mund ta ndalin fitoren tonë, më 12 tetor, me 101 arsye, “Për Drenasin Kampion”, ka shkruar Lladrovci.

banner

Postimi i plotë:

Sipas agjendës, në Korroticë të Ulët dhe Zabel të Ulët, në Shkollën Arif Shala”, si dhe në Çikatovën e Re, në Shkollën “Ali Gashi”, bashkë me Kaltrina Qerkinajn, Valdet Currin, Alban Lekun, Ekrem Elshanin, Anjeza Kurtajn dhe kandidatët e Listës për Kuvendin e Komunës, mbajtëm tubim zgjedhor ku theksuam disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.

Megjithëse ftohtë, tubimin e parë e mbajtëm në oborrin e Shkollës për shkak se ambientet ku ishte planifikuar tubimi ishte i ngushtë për dyfishin e qytetarëve të pranishëm krahasuar me zgjedhjet qendrore, po ashtu edhe në Çikatovë gjendja ishte e njëjtë.

Energjia jonë është e bazuar në besimin qytetar, për qeverisjen me duar të pastra, qeverisje që për nëntë vjet, asnjë zyrtar i komunës së Drenasit nuk e kishte asnjë akuzë e asnjë dënim, sepse, ne kemi dhënë premtimin me kohë se qeverisja jonë do të jetë shembullore.

Këtë e dëshmojnë titujt gjashtë herë kampion të performancës në qeverisje lokale, presim këto ditë edhe shpalljen kampion për herë të shtatë.

Shpifjet, as montazhat e incizimeve e as konferencat e lodhta të sponsorizuara nga keqbërësit, nuk mund ta ndalin fitoren tonë, më 12 tetor, me 101 arsye, “Për Drenasin Kampion”!

Vazhdojmë edhe katër!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy