Meloni kërkon ndërprerjen e misionit të anijeve drejt Gazës

by engel

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të flotës ndërkombëtare të anijeve që po tentojnë të çajnë bllokadën izraelite për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Meloni paralajmëroi se përballja e drejtpërdrejtë me Izraelin rrezikon të prishë “ekuilibrin delikat” që, sipas saj, mund të hapë rrugën për paqe në bazë të planit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

banner

“Shumë do të ishin të lumtur nëse ky plan pengohej. Kam frikë se përpjekja e anijes për të thyer bllokadën detare izraelite mund të shfrytëzohet si justifikim për këtë. Për këtë arsye, besoj se anija duhet të ndalojë tani,” tha Meloni.

Sipas Reuters, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se fregata që po ndjek flotën do të kontaktojë me radio për t’u ofruar pasagjerëve mundësinë të lënë anijen dhe të kthehen në breg, para se ajo të hyjë në “zonën kritike”.

Nga ana tjetër, organizatorët e flotës Global Sumud njoftuan se mbi 40 anije civile, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, avokatëve, aktivistëve dhe personaliteteve ndërkombëtare, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunberg, do të vazhdojnë lundrimin drejt Gazës.

Ndërkohë, Ministria italiane e Mbrojtjes sqaroi se marina italiane do ta ndërpresë ndjekjen e flotës ndërkombëtare kur kjo e fundit të arrijë në distancën prej 278 kilometrash nga bregu i Gazës, përkatësisht 150 milje detare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy