Osmani udhëton në Danimarkë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë vendin në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që këtë vit mbahet në Kopenhagë të Danimarkës. Samiti pritet të mbledhë 45 liderë evropianë, përfshirë drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës, para nisjes së punimeve Osmani do të pritet nga Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës, ndërsa gjatë samitit do të marrë pjesë në të dy seancat kryesore. Ajo do të kontribuojë edhe në tryezën mbi sfidat aktuale të kontinentit.

banner

Fokus i veçantë i diskutimeve do të jenë çështjet e sigurisë, mes tyre rritja e kërcënimeve hibride dhe provokimet e paprecedentë të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s. Liderët evropianë do të shqyrtojnë mundësitë për forcimin e gatishmërisë mbrojtëse dhe për marrjen e vendimeve të domosdoshme në këtë drejtim.

Në kuadër të samitit, presidentja e Kosovës pritet të zhvillojë takime bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrës, me synimin e thellimit të bashkëpunimit politik e ekonomik.

Komuniteti Politik Evropian u themelua në vitin 2022 si një platformë bashkëpunimi për të adresuar sfidat e përbashkëta të Evropës, duke forcuar lidhjet mes vendeve anëtare të BE-së dhe atyre jashtë unionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy