Opinionisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje është përparësia dhe mangësia e kandidatin për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Hajrualla Çeko.
Sipas Paçarizit, të qenit në VV, Çekos i kthehet në përparësi pasi mund ta shfrytëzojë “bahçen” e votave të VV-së në Prishtinë.
Kurse mangësia, sipas tij është nëse mbetet në balotazh.
Paçarizi tha se gara për Prishtinën është në mes kryetarit aktual, Përparim Rama, kandidatit të PDK-së Uran Ismailit dhe atij të VV-së, Hajrulla Çeku.
“Kandidatët përgjithësisht janë kandidatë që po luftojnë me ide, me koncepte, sidomos tre të parët. Ka cilësi në garë. Cilësi kam vërejte edhe të gara e Besa Shahinit, Bekë Berisha është interesant. Janë të vogël para tre kolosëve”, tha Paçarizi, transmeton Klankosova.tv
Sipas tij në balotazh do të shkojnë Përparim Rama me kandidatin nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili.