Qarabag e Newcastle realizojnë fitore në Champions League

by Nexhat

Qarabag ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj FC Copenhagen, duke triumfuar 2:0 në fazën e hershme të Champions League sipas formatit të ri. Në ndeshjen tjetër të kësaj faze, Newcastle United ka shënuar fitore të thellë si mysafir ndaj Union St. Gilloise me rezultat 4:0.

Skuadra azere ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e tetë me golin e Zoubir pas asistimit nga Bicalho, ndërsa në minutën e tetëdhjetë e katërt ka qenë Addai që e ka vulosur fitoren me golin e dytë.

banner

Në Belgjikë, ka pasur gola më shumë, çka Newcastle ka shënuar plot katër herë e belgët asnjëherë. Woltemade e ka hapur serinë e golave në minutën e shtatëmbëdhjetë pas një pasimi nga Tonali, ndërsa Gordon ka realizuar dy herë nga penalltia në minutat dyzet e tre dhe gjashtëdhjetë e katër. Fitoren e ka siguruar Barnes në minutën e tetëdhjetë e një, me asistim nga Osula.

Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy