Zemaj: Vendimi i Kushtetueses i pritur – LVV po e faktorizon Listën Serbe

by informim peje

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se nuk mund të ketë konstituim të Kuvendit pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe deputeti Armend Zemaj tha se Lëvizja Vetëvendosje po e faktorizon Listën Serbe.

Zemaj nuk bëri të ditur se si do të veprojë Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën konstituive pas këtij vendimi, por theksoi se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

banner

“Vendimi ka qenë i pritur, jo vetëm për LDK-në, por edhe për atë që përcakton Kushtetuta dhe procedura kuvendore. Nuk ka konstituim të Kuvendit në mënyrë parciale — ose konstituohet i plotë, ose duhet pritur afatet kushtetuese. Nuk mund të parashikojmë si do të veprojmë; do ta shohim vendimin e plotë sapo të publikohet, për të kuptuar nëse ka ndonjë element që ndikon ndryshe në kuptimin e procedurave kuvendore.”

Ai shtoi se për LDK-në është e papranueshme mënyra si po vepron Lëvizja Vetëvendosje, duke i dhënë, sipas tij, shumë hapësirë Listës Serbe.

“Është e papranueshme për ne si LDK sjellja e LVV-së, e cila po i jep hapësirë të madhe Listës Serbe, duke tentuar ta faktorizojë atë,” tha Zemaj për RTV21.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy