Zgjedhjet e 12 tetorit, Orav dhe shefat e misioneve të vendeve të BE e presin Radoniqin: KQZ rol thelbësor në organizimin e qetë të zgjedhjeve

by Nexhat

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se ai së bashku me shefat e misioneve të BE’së, sot e kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar roli thelbësor i KQZ’së në sigurimin e integritetit dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme.

banner

‘‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, priti sot Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radoniqi, në takimin e të Shefave të Misioneve të BE-së.

Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut’’, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy